Britanikët e ISIS gjykohen në Shtetet e Bashkuara

schedule10:13 - 24 Korrik, 2018

schedule 10:13 - 24 Korrik, 2018

Britania e Madhe ka hequr dorë nga mbrojtja e dy shtetasve të saj që rrezikojnë të dënohen me vdekje në Shtetet e Bashkuara. Bëhet fjalë për dy britanikë të natyralizuar, që dyshohen për pjesëmarrje në aktet terroriste të Shtetit Islamik.

Qeveria britanike ka deklaruar se nuk do t’u dalë në mbrojtje dy shtetasve të saj që rrezikojnë të dënohen me vdekje në Shtetet e Bashkuara, pasi akuzohen si pjesëtarë të Shtetit Islamik. Ka qenë ministri për Çështjet e Sigurisë, Ben Ëallace që ka bërë publik qëndrimin e Londrës, duke nënvizuar se ekzekutivi ishte përgatitur për të hequr dorë nga mbrojtja.

Britanikët e natyralizuar, Alexanda Kotey dhe El Shafe Elsheikh dyshohet se janë dy nga 4 militantët e njohur si grupi “The Beatles” për shkak të theksit të tyre anglez. Ata akuzohen se kanë marrë pjesë në pengmarrjen, torturimin dhe vrasjen e disa shtetasve perëndimore.

“Pasi shqyrtoi me kujdes rrethanat, qeveria mori vendimin e rrallë që për këtë rast të mos kërkojë garanci për jetën e të dyshuarve”, ka deklaruar Wallace.

Kotey dhe Elsheikh u kapën në janar në Siri, nga një grup luftarak sirian i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Që prej atëherë, Uashingtoni dhe Londra kanë mbajtur një seri bisedimesh për mënyrën e gjykimit dhe dënimit të tyre. Deklarata e Ëallace vjen pas publikimit në media të një letre që ministri i Brendshëm britanik, Sajid Javid i kishte dërguar prokurorit të përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions.

“Britania nuk ka ndërmend të kërkojë që të dyshuarit të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar, pasi në Amerikë ka gjasa të mbahet një proces gjyqësor më i suksesshëm”, thuhej në letër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!