Britanikët dëshirojnë një tjetër referendum për Brexit

schedule17:23 - 27 Korrik, 2018

schedule 17:23 - 27 Korrik, 2018

Britanikët dëshirojnë mbajtjen e një referendumi të dytë lidhur me largimin e vendit nga Bashkimi Europian. Kjo është zbuluar nga një sondazh i institutit YouGov. Megjithatë, kjo është një hipotezë e hedhur poshtë nga qeveria britanike.

Është rritur në 42%, sipas një sondazhi të YouGov, numri total i zgjedhësve britanikë që mbështesin hipotezën e zhvillimit të një referendum të dytë për Brexit. Kjo lexohet në sajtin e institutit të analizave, ku saktësohet se për herë të parë që kur ka nisur ky lloj studimi në 2017-n, opsioni “po” për një ide të një votimi të dytë, që mund të mbahet në fund të negociatave lidhur me divorcin nga Brukseli mes qeverisë së Theresa May dhe Bashkimit Europian, ka kaluar opsionin “jo”.

Aktualisht 42% favorizojnë këtë propozim dhe 40% e kundërshton, ndërsa 8% e votuesve, pjesa më vendimtare, nuk kanë dashur të japin përgjigje. Ndryshimi i trendit vjen në ringjallje të plotë nga fronti pro-qëndrimit me një fushate publike në favor të kthimit në votime.

Por ky është një opsion që qeveria e kryeministres May këmbëngul në përjashtimin kategorik, duke nënvizuar se referendumi i Qershorit 2016 u është prezantuar shprehimisht qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar si “unike në një gjeneratë”. Në këtë mënyrë është rrëzuar hipoteza e një “hakmarrjeje” si një perspektivë, e cila vetëm do të përçante edhe më shumë vendin.

Ndërkohë, largimi i plotë i Mbretërisë së Bashkuar nga BE do të bëhet me 29 Mars të 2018-s. Palët po negociojnë për një marrëveshje lidhur me divorcin si dhe për marrëdhëniet pas largimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!