Britania vendos kufizime për ujin e pijshëm për shkak të thatësirës

schedule16:05 - 16 Qershor, 2023

schedule 16:05 - 16 Qershor, 2023

Ligji për kufizimin e ujit do të jetë në fuqi nga 26 qershori në rajonet e Kent dhe Sussex në Angli, për shkak të mungesës së ujit dhe kushteve të thatësirës që pritet të mbizotërojnë gjatë verës.

Në këto dy zona, klientët e South East Water nuk do të mund të ujitin kopshtet e tyre, të lajnë makinat apo të mbushin pishinat e tyre nga 26 qershori.

Për shkak të temperaturave të larta të ditëve të fundit, kërkesa për ujë është rritur dhe disa zona kanë pasur ndërprerje të ujit që kanë detyruar shkollat ​​të mbyllin disa klasa.

“Ne kemi parë rritje të kërkesës për shkak të temperaturave më të ngrohta, por kjo ka pasur një ndikim në aftësinë tonë për të siguruar furnizimin me ujë për të gjithë klientët. Për rrjedhojë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta vendosim këtë ndalim të përkohshëm,” shpjegoi në një deklaratë David Hinton, kreu i South East Ëater.

“Situata u zhvillua më shpejt se vitin e kaluar,” tha ai. Verën e kaluar, kufizimet e ujit u vendosën pothuajse në të gjithë vendin për shkak të thatësirës.

Britania e Madhe ka parë temperatura të larta deri në 32°C ditët e fundit, ndërsa reshjet kanë qenë të pakta prej javësh. Dje, NHS njoftoi se shërbimet e urgjencës janë nën presion për shkak të temperaturave të larta.