Britania: Ushtarët rusë po refuzojnë urdhërat e Putinit, po rrëzojnë qëllimisht avionët

schedule08:41 - 31 Mars, 2022

schedule 08:41 - 31 Mars, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënvlerësuar situatën në Ukrainë dhe disa ushtarë rusë kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat, sipas kreut të agjencisë britanike të inteligjencës, sipas CNN.

Në një fjalim të rrallë publik gjatë një vizite në Australi, ai tha se Putin “kishte mbivlerësuar aftësitë e ushtrisë së tij, duke pritur një fitore të shpejtë”.

“Ne kemi parë ushtarë rusë pa armë,  duke refuzuar të zbatojnë urdhrat, duke sabotuar pajisjet e tyre dhe madje duke rrëzuar qëllimisht avionët e tyre”, tha ai.

Supas Fleming, Putin kishte nënvlerësuar rezistencën e popullit ukrainas dhe kishte nënvlerësuar po ashtu edhe forcën e Perëndimit, duke nënvlerësuar edhe pasojat ekonomike të sanksioneve.

Fleming tha gjithashtu se është e qartë se Rusia po përdor mercenarë dhe luftëtarë të huaj për të mbështetur forcat e saj  përfshirë grupin Wagner.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!