Takimi midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin rreth luftës në Ukrainë mund të jetë hapi i parë drejt negociatave serioze për paqe, tha sekretari britanik i Mbrojtjes John Healey.
“Fundi i çdo konflikti duhet të vijë nga diplomacia”, tha Healey përpara takimit të dy udhëheqësve në Alaskë.
Udhëheqësit evropianë janë përgatitur për takimin dhe kanë shprehur shpresën për perspektivën e një armëpushimi të mundshëm – pas një bisede telefonike me presidentin amerikan Trump, në fillim të kësaj jave.
“Mësimi i parë është se ushtria dhe luftimet nuk zgjidhin asgjë në fund, dhe se fundi i luftës duhet të vijë përmes bisedimeve, duhet të vijë nga diplomacia”, tha më tej Healey për BBC.

