Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e protestave pro evropiane

schedule14:47 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 14:47 - 19 Dhjetor, 2024

Britania ka sanksionuar pesë zyrtarë të lartë gjeorgjianë lidhur me reagimin e shtetit ndaj protestave që u zhvilluan në Gjeorgji pas njoftimit të pezullimit të bisedimeve të pranimit në BE.

Sanksionet vënë në shënjestër figura të larta në ministrinë e brendshme të Gjeorgjisë, e cila mbikëqyrte përdorimin disproporcional të dhunës nga policia kundër protestuesve, tha qeveria britanike në njoftim.

Disa ditë më parë edhe Estonia njoftoi sanksionimin e disa zyrtarëve të lartë gjeorgjianë, përfshirë kryeministrin e vendit për dhunën gjatë protestave pro evropiane.

Autoritetet e Gjeorgjisë janë përballur me kritika për trajtimin ndaj demonstruesve, të cilët akuzojnë partinë në pushtet për përpjekjen për ta rikthyer ish-vendin sovjetik nga ana e Rusisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!