Britania: Rusia qëndron mbrapa sulmit kibernetik në Gjeorgji

schedule22:36 - 20 Shkurt, 2020

schedule 22:36 - 20 Shkurt, 2020

Një sulm i madh kibernetik që ka prekur më shumë se 2,000 faqe internet në Gjeorgji një vit më parë, është kryer nga Rusia, kanë thënë Gjeorgjia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Së fundmimediat ndërkombëtare raportojnë se qeveria britanike ka thënë se inteligjenca ushtarake ruse (GRU) ka qenë mbrapa “tentimeve për të dëmtuar sovranitetin e Gjeorgjisë”. Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab e ka përshkruar këtë incident si “absolutisht të papranueshëm”. Ministria e Jashtme ruse ka mohuar të japë koment.

Ndërkohë qendra Kombëtare për Siguri Kibernetike e Britanisë ka gjetur se GRU “ka qenë pothuajse me siguri” mbrapa sulmeve që kanë prekur mijëra faqe, përfshirë atë të presidentit dhe transmetuesit televiziv kombëtar.

Ky njëherësh është konsideruar shembulli i parë i madh i një sulmi të tillë të kryer nga GRU, prej vitit 2017. Nga ana tjetër sulmet kibernetike janë dënuar edhe nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo duke thënë: Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë të ndalë këtë qasje në Gjeorgji dhe kudo”. Në shumë raste, faqet online janë zëvendësuar me një fotografi të ish-presidentit gjeorgjian, Mikheil Saakashvili, me përshkrimin “Unë do të kthehem”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!