Grupi Wagner, pritet të dërgojë më shumë se 1000 mercenarë në Ukrainën lindore, sipas një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan skynews
“Ata pritet të dërgojnë më shumë se 1000 mercenarë, duke përfshirë drejtues të lartë të organizatës, për të ndërmarrë operacione luftarake, për shkak të humbjeve të mëdha.”
(1/3)
Russian Private Military Company the Wagner Group has deployed to eastern Ukraine.
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) March 28, 2022
Në fillim të luftës, The Times raportoi se më shumë se 400 mercenarë ishin dërguar në Kiev për të vrarë presidentin Zelenskyy. Grupi Wagner cilësohet një ushtri private, por menaxhimi dhe operacionet e tij janë “thellësisht të ndërlidhura” me komunitetin ushtarak dhe të inteligjencës ruse, sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS).
Grupi u themelua nga Dmitry Utkin – një ish-ushtar rus, sipas BE-së. Thuhet se është emëruar pas Richard Wagner, kompozitorit të preferuar të Hitlerit.
Dislokimi i dukshëm në lindje të Ukrainës duket se lidhet me deklaratën e Moskës javën e kaluar se tani do të “përqendrojë përpjekjet kryesore” në çlirimin e rajonit të Donbasit.
/abcnews.al