Britania: Rusia dhe para luftës në Ukrainë ka qenë kundërshtar i vendit tonë

schedule14:32 - 9 Nëntor, 2022

schedule 14:32 - 9 Nëntor, 2022

Rusia ka qenë një “kundërshtar aktiv” i Mbretërisë së Bashkuar për disa vite, tha sekretari i mbrojtjes, shkruan The Guardian.

Ben Wallace vizitoi kampin e ushtrisë Lydd në Kent, ku vullnetarët ukrainas po trajnohen për të luftuar kundër Rusisë. Ministri i kabinetit iu referua helmimeve të Salisbury Novichok në vitin 2016 dhe tha se Mbretëria e Bashkuar nuk ka frikë nga hakmarrja ruse për mbështetjen e Ukrainës.

“Rusia ka qenë një kundërshtar aktiv i Britanisë për shumë vite , shumë do ta kujtojnë helmimin në Salisbury, ku ata përdorën agjentë nervorë. Rusia ka qëndruar gjithmonë  pas sulmeve kibernetike në këtë vend.

Natyrisht, Rusisë nuk i pëlqen fakti që Mbretëria e Bashkuar po e kundërshton, ne po mbrojmë vlerat e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, të mbrojmë territorin e saj sovran kundër një pushtimi të paligjshëm,” tha ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!