Britania rikthen shfaqjen e karikaturave mbas 24-viteve, sezoni nis me Boris Johnson dhe Donald Trump

schedule13:59 - 4 Mars, 2020

schedule 13:59 - 4 Mars, 2020

Spitting Image do të rikthejë në ekran Princ Harry-n, Meghan Markle dhe Dominic Cummings mes shumë emrave të tjerë të përzgjedhur.

Krijuesit e programit thanë: ‘Me botën që duket sikur po tkurret dhe po vazhdon të jetë ende e trazuar, kjo është pikërisht koha më e përshtatshme për një satirë britanike në shtrirje globale.’ shkruan Daily Mail

Seritë do të transmetohen këtë vjeshtë në BritBox duke hapur sezonin me Boris Johnson , këshilltarin e tij kryesor Z. Cummings, Presidentin e SHBA Donald Trump , Beyonce dhe Dukën e Jorkut si karikatura.

Vladimir Putin, Bernie Sanders, Elon Musk, RuPaul, Adele dhe James Corden do të jetë gjithashtu pjesë e satirës.

Do të jetë seriali i parë origjinal i njoftuar nga BritBox UK,  i transmetuar në BBC dhe ITV.

Bashkë-krijuesi i Spitting Image, Roger Law do të jetë përsëri pjesë e shfaqjes, e cila dikur mes viteve 1984 dhe 1996  pati një sezon prej 18 serish dhe u ndoq nga 15 milion shikues.

Spitting Image ishte shfaqja më e shtrenjtë argëtuese në TV, një episod shkon në 300.000 paund.

Shefi kreativ i BritBox Originals dhe drejtori i TVV Kevin Kevin Lygo thanë se : “Jemi të emocionuar që BritBox do të ofrojë mundësinë të tregojë që krijimtaria britanike po ecën përpara dhe gjithashtu jemi të hapur ndaj bashkëpunimeve të reja ”

Shfaqja e karikaturave tashmë është në zhvillim e sipër dhe ashtu si në seritë e mëparshme, do të kenë titra.

Seritë do të prodhohet nga Avalon, ku do të përfshihen edhe bashkëpunëtorë të tjerë si: The Russell Howard Hour, Taskmaster, Catastrophe and Last Week Tonight With John Oliver.

Sipas burimeve,një sezon i dytë pritet të fillojë vitin tjetër./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!