Britania e Madhe ka regjistruar në 24 orët e fundit numrin më të madh të rasteve me COVID në tre muajt e fundit.
Sipas të dhënave, në raportin e fundit janë raportuar 49,156 raste të reja me COVID, raporti më i lartë ditor që nga 17 korriku.
Britania e Madhe hoqi kufizimet më 19 korrik, kur baret dhe restorantet u hapën me kapacitet të plotë.
Numri i rasteve është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga hapja e shkollave muajin e kaluar ndërsa studimet tregojnë se infeksionet në rritje janë te fëmijët. m.v/Abcnews.al