Britania propozon dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë

schedule14:42 - 3 Shkurt, 2024

schedule 14:42 - 3 Shkurt, 2024

Londra ka propozuar që NATO të marrë në konsideratë dërgimin e një force të përbashkët në Ukrainë dhe krijimin e një zone të ndalim-fluturimit në territorin e kontrolluar nga Kievi, sipas një burimi të afërt me këtë çështje.

“Në lidhje me zhvillimet e pafavorshme për Kievin, Britania fton aleatët e NATO-s që të marrin në konsideratë dërgimin e një force ekspedite të aleancës në Ukrainë, si dhe krijimin e një zone ndalim-fluturimi mbi territorin e kontrolluar nga autoritetet e Kievit dhe rritjen e furnizimit me armë dhe pajisje për Forcat e Armatosura të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Londra tha se e di që propozimi i tyre nuk do të mbështetet tani nga vendet e tjera të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Miratimi nga ana e tyre, mund të arrihet vetëm nëse Forcat e Armatosura Ruse pushtojnë një territor dukshëm më të madh të Ukrainës se tani, dhe ushtria ukrainase dobësohet ndjeshëm.

Propozimi britanik është që aleanca të vendosë në heshtje kontigjentin e saj nga territori i Rumanisë dhe Polonisë, duke zënë një vijë mbrojtëse në bregun e djathtë të Dnieper.

Më parë, udhëheqja ruse ka theksuar vazhdimisht se një nga arsyet për fillimin e operacionit special ishte dëshira e Ukrainës për t’u bërë anëtare e NATO-s. Për momentin, aleanca në fakt tashmë po merr pjesë në konflikt, duke dërguar instruktorë dhe armë në zonën e luftës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!