Britania pritet të miratojë vaksinën e saj të katërt kundër Covid -19 brenda më pak se katër javësh.
Vaksina mund të aprovohet në fund të muajt prill ose në fillim të majit.
Ministrat kanë porositur 60 milion doza të vaksinës Novavax . Provat kanë zbuluar se është 86 përqind efektive kundër variantit Kent të Covid-19 dhe 96 përqind kundër variantit të Wuhan.
Britania ka miratuar tashmë tre vaksina për përdorim: Pfizer dhe AstraZeneca, të cilat janë tashmë në përdorim, dhe Moderna, e cila pritet të fillojë përdorimin e saj në Prill./abcnews.al