Britania po përballet me epideminë më të keqe të gripit në vitet e fundit

schedule08:56 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 08:56 - 16 Dhjetor, 2022

NHS (Sistemi Kombëtar Shëndetësor i Britanisë) është alarmuar për shpërthimin më të keq të gripit në vite pasi shtrimet në spital u rritën me 40% brenda një jave. Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, numri i njerëzve që janë shtruar në spital me grip  ka tejkaluar ata me koronavirus.

Sipas shifrave të NHS shkalla e shtrimeve për grip ishte 6.8 për 100,000 njerëz në javën deri më 11 dhjetor, duke u dyfishuar nga 3,9 për 100,000 javën e kaluar  ndërsa për të njëjtën javë ishte 6,6 për 100,000 për koronavirus.

Spitalet janë në gatishmëri të plotë pasi shtrimet në spital të gripit janë rritur më shumë se tetë herë më shumë se sa pritej në këtë periudhë të vitit.

Sipas vlerësimeve, ky mund të jetë shpërthimi më i madh që nga viti 2017/18, kur vdiqën 30,000 persona.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!