Britania përfshihet nga greva më e madhe në sistemin shëndetësor

schedule08:43 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 08:43 - 15 Dhjetor, 2022

Infermieret në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut nisën këtë të enjte një grevë, e cila konsiderohet si një ndër më të mëdhatë në historitë e kujdesit shëndetësor në Britaninë e Madhe.

Infermierët kërkojnë rritje të pagave në masën 19%, por një gjë e tillë është refuzuar nga qeveria duke e cilësuar si të papërballueshme një kërkesë të tillë.

Pavarësisht kësaj, raportohet se shërbimet në urgjencë dhe sallat e operacionit do të vazhdojë. Kimioterapia dhe dializa e veshkave do të funksionojnë normalisht, së bashku me kujdesin intensiv dhe kritik, aksidentet e fëmijëve dhe njësitë neonatale të urgjencës spitalore, të cilat kujdesen për foshnjat e porsalindura.

Ndikimi më i madh ka të ngjarë të jetë në trajtimin e rezervuar paraprakisht si riparimi i hernies, zëvendësimet e ijeve ose klinikat ambulatore. Ndikimi i protestave ka bërë që pjesë e mediave britanike të ringjallë kujtimet e të ashtuquajturit Dimri i Pakënaqësisë në 1978 dhe 1979, ku humbën disa milionë ditë pune.

Sunak është akuzuar nga partitë opozitare se ka refuzuar të negociojë me sindikatat dhe nuk ka bërë mjaftueshëm për të parandaluar zhvillimin e grevave.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!