Mbretëria e Bashkuar duket se nuk po gjen qetësi nga koronavirusi, ndërs anë shumë vende të botë numri i të infektuarve ka rënë ndjeshëm.
Gjatë 24 orëve të fundit në Britani janë regjistruar 338 viktima, duke e çuar në 36.042 numrin total të jetëve të humbura.
Me 2615 rastet e reja, numri total i të prekurve në vendin ishullor ka shkuar në 250.908.
Shteti më problematik në Britani është Anglia. Sipas të dhënave në Angli kanë humbur jetën shumë persona në shtëpitë e kujdesit të të moshuarve. /acbnews.al