Mbretëria e Bashkuar sot filloi fushatën e vaksinimit kundër Covid-19, duke u bërë kështu vendi i parë në botë.
Kryeministri britanik Boris Johnson mirëpriti fillimin e programit të vaksinimit në vendin e tij dhe falënderoi punonjësit shëndetësorë, shkencëtarët dhe njerëzit që dolën vullnetarë për të testuar vaksinën kundër sëmundjes.
“Kjo gradualisht do të bëjë një ndryshim të madh. Por e theksoj ‘gradualisht’ sepse ende nuk jemi atje. Ende nuk e kemi mundur virusin,” tha Johnson, nga një qendër vaksinimi në Londër.
“Ne do ta kapërcejmë këtë së bashku” Johnson gjithashtu shkroi në një mesazh në mediat sociale, ku u bëri thirrje njerëzve në vendin e tij që të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet që synojnë kufizimin e përhapjes së koronavirusit. g.v/abcnews.al