“Britania në momente kritike”, Johnson: Nuk do doja të ktheja karantinën e marsit

schedule21:02 - 30 Shtator, 2020

schedule 21:02 - 30 Shtator, 2020

Kryeministri britanik Boris Johnson u shpreh në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme se rritja e rasteve me Covid-19 tregoi pse qeveria ishte detyruar të vendoste kufizime të reja.

Vendi është në një moment kritik, tha ai.

“Unë e di që disa njerëz do të mendojnë se duhet të heqim dorë dhe ta lëmë virusin të marrë rrjedhën e tij pavarësisht nga humbja e madhe e jetëve që potencialisht do të sjellë”, u shpreh Johnson.

“Më duhet të them se nuk jam plotësisht dakord. Nuk mendoj se kjo është ajo që duan britanikët.” Unë nuk dua të kthehem në izolim kombëtar. Ajo që nuk po bëjmë për momentin është kthimi në situatën që patëm në mars. Unë me të vërtetë nuk dua ta bëj këtë, nuk dua të kthehem në një izolim kombëtar ku udhëzimi është të qëndrosh në shtëpi”.

Në vend të kësaj ai i nxit njerëzit të “ndjekin udhëzimet dhe të frenojnë përhapjen e virusit”.  Por ai shton se është “shumë herët për të treguar” se çfarë efekti do të kenë masat e reja në shifrat e transmetimit te virusit tek qytetaret. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!