Britania ndaloi vaksinimin e fëmijëve, mjeku: Lajm madhor

schedule22:05 - 3 Shtator, 2021

schedule 22:05 - 3 Shtator, 2021

Epidemiologu Ilir Alimehmeti e cilëson lajm madhor vendimin e Britanisë së Madhe për të refuzuar vaksinimin kundër COVID-19 të fëmijëve 12-15 vjeç. Ai thotë se vaksinimi i fëmijëve të shëndetshëm është i paarsyeshëm.

Lajm madhor! Britania e Madhe refuzon miratimin e vaksinimit të fëmijëve 12-15 vjeç! Kemi muaj qe e themi: Vaksinimi i fëmijëve të shëndetshëm është i paarsyeshëm! Faleminderit stoicizmit Britanik” shkruan ai.

 

Vendimi i Britanisë u bazua në shqetësimin për një efekt anësor jashtëzakonisht të rrallë të vaksinës Pfizer që shkakton inflamacion të zemrës.

Por meqenëse fëmijët janë në rrezik kaq të ulët nga virusi dolën në përfundimin që vaksinimi do të ofronte vetëm “përfitim margjinal” prandaj u ndalua./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!