Ministri i Jashtëm britanik James Cleverly tha të enjten se mënyra më e mirë për të mbrojtur Moldavinë nga sulmi rus ishte mbrojtja e Ukrainës .
I pyetur nga gazetarët nëse Britania planifikonte të dërgonte mbështetje ushtarake në Moldavi, Cleverly tha: “Ne besojmë fuqimisht se një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur Moldavinë nga sulmet ruse është të ndihmosh ukrainasit të mbrohen kundër Rusisë. ”
Më herët Kremlini tha se shpreh keqardhje për “paragjykimin e pajustifikuar” të Moldavisë kundër Moskës dhe se Rusia mbetet e hapur për marrëdhënie të mira.
/abcnews.al