Britania lejoi Ukrainën të përdorë raketat Storm Shadow në Rusi/ Kremlini: Tjetër hap i papërgjegjshëm dhe rritjes se tensionit

schedule11:28 - 10 Korrik, 2024

schedule 11:28 - 10 Korrik, 2024

Kremlini është përgjigjur pasi lideri i ri britanik, Sir Keir Starmer sinjalizoi se Ukraina mund të përdorë raketat Storm Shadow të furnizuara nga Britania e Madhe për të goditur objektivat ushtarake brenda Rusisë.

I pyetur për mendimet e tij mbi komentet e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha “nëse është e vërtetë”, atëherë “ky është një tjetër hap i papërgjegjshëm drejt rritjes së tensionit dhe përshkallëzimit të situatës”.

Duke sinjalizuar se Rusia do të përgjigjet nëse Britania e Madhe do të lejonte përdorimin e raketave të saj në territorin rus, Peskov tha se “Ne do të regjistrojmë me kujdes gjithçka dhe do të marrim masa”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!