Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, u shpreh se vendi i tij e mbështet Kosovën për sa i përket krijimit të ushtrisë. O’Connell theksoi se Mbretëria e Bashkuar beson se është e drejtë e Kosovës të krijojë forcat e saj të armatosura. Ai i bëri apel Prishtinës zyrtare që të sillet me përgjegjësi dhe me transparencë, në konsultim me aleatet e NATO-s, dhe të respektojë angazhimin e saj ndaj KFOR-it. Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë për transformimin e FKS-së në ushtri të premten e 14 Dhjetorit në orën 10:00./abcnews.al
Britania: Kosova ka të drejtë të krijojë Forcat e Armatosura
schedule19:35 - 12 Dhjetor, 2018
schedule 19:35 - 12 Dhjetor, 2018