Ushtria e Mbretërisë së Bashkuar të mërkurën ka kryer sulme ajrore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundër grupit militant Houthi të përkrahur nga Irani në Jemen, sipas disa zyrtarëve. Kjo përbën përfshirjen e parë britanike me fushatën intensive të SHBA-së kundër grupit militant, ka raportuar “The Guardian”.
Britania e Madhe ka ofruar shpjegim të detajuar pse i ka nisur, për dallim nga SHBA-ja e cila ka ofruar pak detaje për më shumë se 800 sulme që nga fillimi i fushatës me 15 mars.
“Ky veprim është marrë si përgjigje ndaj kërcënimit të vazhdueshëm nga Houthit për lirinë e navigimit”, ka deklaruar John Healey, sekretari i Mbrojtjes. “Një rënie prej 55% në transportin përmes Detit të Kuq vetëm se na ka kushtuar miliarda, duke nxitur paqëndrueshmëri në rajon dhe duke rrezikuar sigurinë ekonomike për familjet në Mbretërinë e Bashkuar”.
Houthit kanë raportuar për disa sulme rreth kryeqytetit të Jemenit, Sana’a, të cilin grupi e kontrollon që nga viti 2014. Si dhe sulme të tjera rreth qytetit të Saadas.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Bashkuar i ka përshkruara caqet e goditura si “grumbull ndërtesash, që përdoreshin nga Houthit për të prodhuar drona që përdoreshin për të sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit, që ndodhet afër 25 km në jug të Sanaas”.

