Britania e shqetësuar për “balonat”: Kina një shtet armiqësor, mund të na spiunojë

schedule15:01 - 13 Shkurt, 2023

schedule 15:01 - 13 Shkurt, 2023

Britania do të rrisë vigjilencën për sigurinë e hapësirës ajrore të saj, pas objekteve fluturuese, balonave spiune kineze dhe të tjera në hapësirën ajrore perëndimore.

Sipas “Sky News”, kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar është “në kontakt me aleatët e saj”, pasi ministri i Transportit të vendit të tij, Richard Holden, pretendon se Kina mund të ketë dërguar tashmë balona spiune në hapësirën ajrore të Britanisë.

Deklaratat nga pala londineze vijnë 24 orë pasi amerikanët rrëzuan një objekt të katërt fluturues në tetë ditë. I pari që u rrëzua më 4 shkurt ishte një balonë spiune kineze.

Vlen të përmendet se regjimi i Pekinit ka pranuar tashmë se objekti fluturues ishte i vendit të tij por këmbënguli se ishte një dron. Përveç Uashingtonit, lëvizjet e dyshimta të qeverisë kineze po mobilizojnë edhe Londrën.

Në intervistën e sotme për rrjetin britanik “Sky News”, ministri britanik i Transportit Richard Holden e cilësoi Kinën si një “shtet armiqësor” duke theksuar se qeveria duhet të bëjë “negociata të ashpra” me regjimin e Pekinit.

I pyetur nëse balonat kineze të spiunazhit mund të fluturojnë mbi MB, Richard Holden tha se ekziston mundësia.

“E kemi parë me Rusinë këtu në Britani të Madhe, me helmimet në Salisbury (ku u zbulua rasti i helmimit me agjent nervor Novichok, i cili tronditi të gjithë botën dhe u fajësua Rusia) dhe veprime të tjera që ata kanë ndërmarrë.

Disa orë më parë, Sekretari Britanik i Mbrojtjes Ben Ëallace tha se vendi i tij do të punonte me SHBA-në dhe partnerë të tjerë për të vlerësuar rreziqet që paraqesin balonat.

Siç raporton“Daily Mail”, rishikimi i masave të sigurisë do të shërbejë për të vendosur nëse duhen bërë ndryshime në mbikëqyrjen e hapësirës ajrore britanike.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!