Anëtarët e Parlamentit të Britanisë së Madhe votuan për legalizimin e vdekjes me ndihmë ose eutanazisë, duke u bërë një nga vendet e pakta që lejojnë individët me sëmundje terminale ti japin fund jetës së tyre.
Ligji do të lejojë personat që vuajnë nga një sëmundje terminale dhe që kanë më pak se gjashtë muaj jetë të marrin një substancë për të përfunduar jetën e tyre, për sa kohë që ata janë në gjendje të marrin këtë vendim vetë. Dy mjekë dhe më pas një gjyqtar i Gjykatës së Lartë, do të duhet të nënshkruajnë këtë vendim.
Kanadaja, Zelanda e Re, Spanja dhe shumica e Australisë lejojnë vdekjen me ndihmë në disa forma, si dhe disa shtete të SHBA-së, përfshirë Oregon, Uashington dhe Kaliforni. Ligjvënësit në Dhomën e Komunave votuan me 330 pro dhe 275 kundër për të mbështetur projektligjin, pas një debati disa orësh në dhomë, por projektligji duhet të kalojë ende përmes Dhomës së Lordëve dhe komiteteve parlamentare. /abcnews.al