Në Britaninë e Madhe numri i të vaksinuarve ka arritur rreth 6 milion njerëz, të cilët kanë marrë dozën e parë. Ndërsa numri i viktimave nga koronavirusi vijon të rritet.
Sipas autoriteteve shëndetësore deri më tani janë shënuar rreth 100, 000 viktima.
Ndërkohë sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock tha se gjithashtu janë vaksinuar persona të moshës 80vjeç. Ndërkohë qëllimi është të vaksinohen 15 milion njerëz deri nga mesi i muajit shkurt.
/abcnews.al/