Britania regjistroi 532 raste fatale si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit. Kështu, bilanci i sotëm është më i larti që nga maji.
Ndërsa, me vdekjet e regjistruara sot, numri total i viktimave në Britaninë e Madhe shkon në 49,770
Sidoqoftë, rastet janë vetëm dy për qind më të larta se ato të javës së kaluar, ndërsa sot u konfirmuan 20,412 të infektuar të tjerë. Të martën e kaluar, u regjistruan 20,018 raste pozitive me virusin. Totali i të infektuarve arrin në 1,233,775.
Shifrat regjistrohen në një kohë kur të dhënat e reja nënkuptuan se kufizimet e vendosura në nivelin nr.3 ndihmonin për të mposhtur virusin në Veri-Perëndim. s.b/abcnews.al/