Britania e Madhe pritet të aprovojë dozën e tretë për qytetarët nën 50 vjeç

schedule10:39 - 15 Nëntor, 2021

schedule 10:39 - 15 Nëntor, 2021

Autoritetet e Shëndetit në Britaninë e Madhe pritet që të aprovojnë dozën e tretë të vaksinës për koronavirusin për personat që janë nën 50 vjeç. Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin pritet që të publikojë detaje rreth programit për dozën përforcuese më vonë gjatë së hënës.

Oliver Dowden, bashkëkryetari i partisë Konservatore, tha për Sky News: “E vendosin ata, por do të shpresoja që të kishim një zgjerim të mëtejshëm të kategorive për dozën përforcuese. Megjithatë, do të presim për njoftimin e tyre.”

Aktualisht, dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit, që bëhet zakonisht gjashtë muaj pas dozës së dytë, mund ta bëjnë qytetarët mbi 50 vjeç, ose persona më të rinj në grupet e riskut. Grupet të tjera që mund ta bëjnë dozën e tretë janë personelet mjekësore të vijës së parë, ose ata që kujdesen për dikë që mund të vihet në rrezik të lartë nga Covid-19. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!