Britania e Madhe nuk mund të mbrojë Hong Kong-un nga Kina, por mund të ndihmojë njerëzit e saj

schedule10:47 - 3 Korrik, 2020

schedule 10:47 - 3 Korrik, 2020

Simon Jenkins, The Guardian

Të shikosh të rinjtë të cilët po privohen nga liria e tyre është me të vërtet dëshpëruese, sidomos kur liria e fjalës është një trashëgimi nga kurora britanike. Liria e fjalës që Kina ka imponuar ndaj Hong Kong-ut hedh poshtë traktatin e vitit 1984 për Hong Kong midis Mbretërisë së Bashkuar dhe  Kinës.

Kur raportova në 1997 për fitoren e Hong Kongut që u largua nga sundimi britanik, kishte një pyetje nga të gjithë: Sa do të zgjaste premtimi 50-vjeçar i Pekinit për “një komb, dy sisteme”?

Supozimet ishin diku deri në pesë vite mbase edhe 10. Kina me siguri do të bënte gjithçka që do të kishte në dorë dhe sigurisht që do t’ia vlente por çdo problem që do të vinte nga Pekini, ata do ta fshinin menjëherë nga harta. Askush nuk e mendoi që durimi i Kinës do të zgjaste 23 vite, raporton abcnews.al

Dhe kështu rezultoi. Vrazhdësia e Pekinit ka befasuar madje edhe sunduesit e  ashpër të Kinës. Ish guvernatori, Lord Patten, e quan Orwellian, kritikun më të madh të Kinës. Një farë  tolerancë mund t’i ketë shërbyer shumë më mirë imazhit të Pekinit. Por çdo vizitor në Kinë e di se ajo që ka rëndësi për Pekinin është se si duket Pekini brenda, jo jashtë vendit. Autoritarizmi ka rregullat e veta.

Zgjuarsia e njerëzve në Hong Kong në përcaktimin e rregullave të reja ka qenë impresionuese. Mbrojtja e lirisë qoftë edhe e pjesshme është dëshmi e një trashëgimie nga perandoria britanike, ngulitja e vlerave demokratike në politikën indigjene. Në vitet 1990, kur autokracia komuniste dukej sikur po humbiste pushtetin e saj, ideja e ish-kolonive perëndimore që shërbenin si baza paraprake të demokracisë globale ishte diçka e besueshme. Britania dhe Amerika madje luftuan për këtë qëllim në Afganistan dhe Irak, raporton abcnews.al

Kjo ambicie ishte fantastike. Hong Kong është pjesë e Kinës, dhe përpjekja për të rilindur në 1997 si një forcë liberale në folenë komuniste të Pekinit ishte absurde. Edhe vendimi më i guximshëm, tha Joshua Wong, i cili në librin e tij të fundit : ” Mungesa e lirisë së fjalës”,  shpresonte që Hong Kong  të bëhej thjesht një vend tjetër kinez i kontinentit. Pyetja e vetme ishte kur, dhe si.

Tani Britania nuk di si të reagoj. Ne pothuajse mund të dëgjojmë pjesëtarët e partisë komunistë të Pekinit të qeshin ndërsa Londra shpërthen në zemërim. Ndoshta Boris Johnson duhet të diskutojë mbi incidentin e Zang Yangt . Regjimi i Xi Jinping është aktualisht forca më e disiplinuar dhe më e fuqishme në Tokë, raporton abcnews.al

Xi toleroi sjelljet e çuditshme të Wong dhe kolegëve të tij për një kohë. Mendjet e zgjuara të Hong Kongut kishin të drejtë: radikalët duhet të kishin pranuar aq liri aq sa i lejohej. Tani ata nuk kanë asgjë.

Jehona e perandorisë britanike, së bashku me Uashingtonin, është ti tregojë pjesën tjetër të botës se si të merret me punët e saj.Muret e Zyrës së Jashtme janë të mbuluara me figura të katër kontinenteve që grumbullohen në këmbët e Britanisë. Ata depërtojnë në mendjen e ministrave të jashtëm britanikë, vit pas viti.

Është folur për rezolutat e OKB, embargot tregtare, “sanksionet e synuara” dhe izolimin. Ish udhëheqësi i Tory, Iain Duncan Smith dëshiron të “tregojë Kinës se nuk mund të shpëtojë me marrjen e traktateve ndërkombëtare dhe abuzimin e të drejtave të njeriut”.

Mund, dhe do bëhet. Realiteti është se Kina moderne mund të bëjë atë që i pëlqen, dhe nuk ka asgjë që Duncan Smith ose dikush në Britani apo Europë mund të bëjë në lidhje me këtë gjë. Ndërkohë, që Britania blen raketa dhe aeroplanë, Pekini përdor luftën kibernetike dhe “vjedhjen intelektuale” (Vjedhja  intelektuale përfshin vjedhjen e ideve të njerëzve ose ndërmarrjeve, shpikjeve krijuese – të njohura si “pronë intelektuale” – e cila mund të përfshijë gjithçka, nga sekretet tregtare dhe produktet  deri tek filmat, muzika dhe softwar), raporton abcnews.al

Ajo bllokon sistemet, korrupton zgjedhjet dhe zhvendos shuma të mëdha parash nëpër botë sipas dëshirës. Është jashtë çdo pritshmërie që ne kemi.

Pyetja se si duhet të trajtojmë Kinën moderne meriton vëmendjen tonë më të madhe.  Një veteran i Kinës, Henry Kissinger ka kundërshtuar  prej kohësh sigurinë e komandës së tij të brendshme duke e lidhur me pasigurinë, papjekurinë, e shtrirjes së saj globale. Shqetësimi më i madh pushtetarëve të saj është se fqinjët e tij brenda pellgut të Paqësorit nuk duhet të kërcënojnë stabilitetin e tij politik. Marrëdhëniet midis Kinës dhe këtyre vendeve janë të paqëndrueshme. Por thjesht ideja që perëndimi ka luajtur ndonjë rol në konflikte të tilla të mundshme, është çmenduri, raporton abcnews.al

Mënyra se si perëndimi promovon  demokracinë globale mbetet gjithmonë një shembull për të gjithë. Tani më shumë se kurrë këtyre dy shteteve në të dy anët e Atlantikut, i duhet më shumë demokracia. Sa i përket Kinës, armë më e fortë e Britanisë është popullariteti i shkollave dhe kolegjeve të saj ndaj klasës së mesme kineze. Ka më shumë se 100,000 studentë kinezë në Britani, të cilët shumë prej tyre  janë dyshues ndaj regjimit të tyre dhe tani ndodhen në rrezik. Ata kanë nevojë për inkurajim dhe mbrojtje nga ligjet e reja.

Një borxh tjetër i perandorisë mbetet për t’u paguar në Hong Kong, dhe Johnson duhej ta paguante këtë javë. Kur Britania u tërhoq nga kolonia në 1997, ajo u ofroi shumë prej njerëzve të saj një pasaportë britanike jashtë shtetit, me të drejtë lejen e qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar. Çfarëdo lloj tradhtie që Kina mund të ketë kryer, Britania duhet të mbajë anën e saj. Hong Kong nuk do të ketë kurrë demokracinë e tij. Por të paktën mund t’i sigurojmë mbrojtje nga armiqtë e demokracisë./abcnews.al