Britania e Madhe nis vaksinimin e grave shtatzëna të çdo lloj moshe

schedule22:23 - 16 Prill, 2021

schedule 22:23 - 16 Prill, 2021

Grave shtatzëna të çdo moshe në Britaninë e Madhe do t’u ofrohen vaksinat e Pfizer /BioNTech ose Moderna për koronavirusin. Kjo sipas një rekomandimi të botuar të premten nga këshilltarët e vaksinave në vend.

Në udhëzimin e azhurnuar shkruhet: “Edhe pse testet klinike mbi përdorimin e vaksinave COVID-19 gjatë shtatzënisë nuk janë të avancuara, të dhënat e disponueshme nuk tregojnë ndonjë dëm të shtatzënisë. JCVI [Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin] ka këshilluar që grave që janë shtatzënë duhet t’u ofrohet vaksinimi në të njëjtën kohë me gratë jo shtatzënë, bazuar në moshën e tyre dhe grupin e rrezikut klinik. ”

Udhëzimi më tej thotë se “tani ka përvojë të gjerë pas përdorimit emergjent të vaksinave Pfizer / BioNTech dhe Moderna në SHBA pa asnjë problem sigurie deri më tani. Prandaj, këto vaksina janë të preferuarat për t’u ofruar grave shtatzëna. ”

“Gratë shtatzëna që filluan vaksinimin me AstraZeneca, sidoqoftë, këshillohet ta plotësojnë dozën me të njëjtën vaksinë,” shtohet në rekomandim. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!