Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Britania e Madhe evakuon familjet e diplomatëve nga Izraeli për shkak të krizës me Iranin

schedule15:34 - 18 Qershor, 2025

schedule 15:34 - 18 Qershor, 2025

Qeveria britanike ka urdhëruar evakuimin e familjeve të diplomatëve të saj nga Izraeli, për shkak të përshkallëzimit të situatës ushtarake midis Izraelit dhe Iranit.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se ky hap është marrë për të garantuar sigurinë e personelit diplomatik, në një kohë kur tensionet rajonale janë në rritje.

Për më tepër, qeveria e kryeministrit Keir Starmer ka këshilluar qytetarët britanikë të shmangin udhëtimet në Izrael, ndërkohë që udhëtimet drejt Iranit janë tashmë të dekurajuara për arsye sigurie. Qytetarët britanikë që ndodhen aktualisht në Izrael janë inkurajuar të regjistrohen në një portal emergjent online, për të lehtësuar komunikimin dhe koordinimin në rast emergjencash.

Ky zhvillim ndodh në një periudhë kur tensionet mes Izraelit dhe Iranit kanë arritur nivele të larta, duke ngritur shqetësime për stabilitetin e rajonit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!