Britania e Madhe është shumë e shqetësuar për përdorimin e armëve kimike nga ana e Rusisë mbi Ukrainë.
Një konferencë për mediat, Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Trus deklaroi se do të ishte një nga gabimet më të rënda në rast se Putin dhe Rusia do të përdorin armë kimike mbi popullsinë civile në Ukrainë.
Komentet e Truss erdhën një ditë pasi sekretarja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, paralajmëroi se Rusia do të përdorë armë kimike mbi Ukrainë.
“Ne e kemi parë Rusinë të përdorë këto armë më parë në fushat e konfliktit,” vazhdoi Truss, duke i bërë jehonë sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki të mërkurën, e cila vuri në dukje “rekordin” e Rusisë dhe kritikoi pretendimet e rreme nga Rusia se SHBA po zhvillon armë kimike në Ukrainë. .
Ndërkohë, Britania e Madhe është e bindur se Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë, këtë e kanë treguar edhe gjatë bombardimeve të ditëve të fundit, siç ishte sulmi mbi maternitetin në Mariupol gjatë ditës së mërkurë. /Abcnews.al/