Britania: Do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën deri në fitore

schedule08:45 - 4 Tetor, 2022

schedule 08:45 - 4 Tetor, 2022

Britania ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur Ukrainën deri në fitoren e saj kundër Rusisë.

Në fjalimin që pritet të mbahet ditën e sotme, Cleverley do të theksojë mbështetjen e Londrës në përpjekjet e Ukrainës për të larguar forcat e armatosura ruse dhe se Mbretëria e Bashkuar nuk do ta njohë kurrë aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës në Federatën Ruse.

“Ne nuk jemi komentues. Ne jemi pjesëmarrës në ngjarjet në terren, bëjmë ndryshimin duke mbrojtur vlerat tona”, sipas shefit të diplomacisë britanike.

Britania ka ofruar miliarda paund ndihmë ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit ushtarak rus më 24 shkurt.

Rikujtojmë se pak ditë më parë kryeministrja britanike, Liz Truss, njoftoi në Asamblenë e Përgjithshme të 77-të të Organizatës të Kombeve të Bashkuara se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake për Ukrainën deri në fitoren e saj.

/abcnews.al