Çështja e helmimit të ish-spiunit rus Skripal dhe vajzës së tij do të shkojë para Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Britania e Madhe do të raportojë për provat e mbledhura deri tani sipas të cilave autorët e helmimit janë dy shtetas rusë.
Britania e Madhe do të raportojë gjatë ditës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për urdhërarrestet që ka lëshuar për dy shtetas rusë, të akuzuar për kryerjen e një sulmi me agjent nervor në territorin britanik.
Ambasadorja britanike në OKB, Karen Pierce, do të prezantojë prvat e Londrës në lidhje me helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal, dhe të vajzës së tij, Yulia, në qytetin Sallsbëri.
Kryeministrja britanike, Theresa May, tha të mërkurën se dy zyrtarë të inteligjencës ushtarake ruse janë autorë të sulmit të 4 Marsit. Sipas saj, shërbimi inteligjent britanik ka konstatuar se sulmi është miratuar “nga një nivel i lartë i shtetit rus”.
Rusia ka mohuar çdo përfshirje. Prokurorët britanikë akuzojnë dy shtetasit rusë, Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshirov për krimet vrasje në tentativë dhe përdorimin e një arme kimike./abcnews.al