Britania bllokon avionin e oligarkut rus

schedule07:37 - 9 Prill, 2022

schedule 07:37 - 9 Prill, 2022

Një avion privat në pronësi të një miliarderi rus është ndaluar të fluturojë në Mbretërinë e Bashkuar. Avionit, në pronësi të Eugene Shvidler, iu pezulluan lejet për të fluturuar pas një hetimi.

Në mars, Sekretari i Transportit i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, bllokoi avionin që të largohej nga aeroporti Biggin Hill në Londrën juglindore.

Avioni Cessna, ndodhet në Londër për t’iu nënshtruar mirëmbajtjes dhe riparimeve, raporton BBC.

Shapps vizitoi Biggin Hill për të parë avionin. Ai tha se oligarkët rusë që kanë përfituar nga regjimi i Putinit nuk do të lejohen të bëjnë biznesin e tyre siç ishin përpara se “të fillonte kjo luftë krejtësisht e paprovokuar”. Shapps shtoi se avioni nuk do të shkojë askund. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!