Britania akuzon zyrtarisht Rusinë: Qendron prapa sulmeve kibernetike

schedule12:29 - 4 Tetor, 2018

schedule 12:29 - 4 Tetor, 2018

Mbretëria e Bashkuar ka akuzuar zyrtarisht Rusisë se qëndron prapa sulmeve të mëdha kibernetike. Sipas qeverisë së Londrës, nga këto veprime janë goditur institucione të ndryshme dhe media.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka akuzuar shërbimin e inteligjencës së ushtrisë së Rusisë se qëndron prapa 4 sulmeve kibernetike të profilit të lartë. Qëndra kombëtare britanike për Sigurinë Kibernetike thotë se në shënjestër ishin kompani në Rusi dhe Ukrainë; Partia Demokrate në SHBA; si dhe një rrjet televiziv i vogël në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu janë sulmuar edhe kompjuterët e Agjencisë Botërore Anti-Doping.

Disa dosje më pas treguan se si dy çiklistë britanikë kishin përdorur substanca të ndaluara për arsye mjekësore. Në atë kohë, disa nga sulmet lidheshin me Rusinë – por kjo është hera e parë që Britania e Madhe ka akuzuar zyrtarisht Shërbimin e Inteligjencës së Ushtrisë ruse, GRU.

Sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt tha se agjentët rusë zhvilluan një fushatë me sulme kibernetike që ishin në dëm të sigurisë kombëtare. Qëndra kombëtare britanike për Sigurinë Kibernetike thotë se hakerët nga GRU, kanë operuar me shumë emra të ndryshëm – përfshirë “Fancy Bear”.

Ata kanë vënë në shënjestër: “Sistemin e të dhënave të Agjencisë Botërore Anti-Doping. Komitetin Kombëtar Demokrat në 2016, kur emailet dhe biseda të tjera u morën dhe u publikuan online. Autoritetet amerikane për këtë kanë akuzuar Rusinë. Është sulmuar në mënyrë kibernetike metroja e Kievit në Ukrainë dhe aeroporti i Odesës, Banka qëndrore e Rusisë, e shumë media.

Ndërkohë, edhe qeveria e Australisë i është bashkuar Britanisë dhe akuzon Rusinë se qëndron prapa sulmeve kibernetike të shumta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!