Britani, Sunak kërkon më shumë mbështetje në Ukrainë, premton ulje taksash

schedule15:58 - 4 Tetor, 2023

schedule 15:58 - 4 Tetor, 2023

Kryeministri Rishi Sunak u bëri thirrje sot aleatëve ndërkombëtarë të Britanisë që t’i ofrojnë Ukrainës mjetet për ta ndihmuar atë të fitojë luftën kundër Rusisë.

“Nëse i japim Presidentit Zelensky mjetet, ukrainasit do ta kryejnë punën,” tha Sunak në konferencën e e Partisë Konservatore.

Sunak premtoi ulje taksash

Në të njëjtën kohë, ai u zotua të ulë taksat sapo inflacioni të jetë nën kontroll . “E di që ju dëshironi ulje taksash. Edhe unë i dua dhe do ta bëjmë. Por ulja më e mirë e taksave që mund t’i bëjmë botës tani është të përgjysmojmë inflacionin dhe të përmbajmë koston e jetesës,” tha Sunak.

Kryeministri britanik anuloi gjithashtu seksionin verior të projektit të hekurudhave me shpejtësi të lartë HS2, duke thënë se dyfishimi i kostove çoi në vendim. Në vend të kësaj, ai u zotua të investojë 36 miliardë paund nga paratë e kursyera në rrjetet e reja të transportit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!