Anëtari i ri i familjes mbretërore të Britanisë, i ardhur në jetë ditën e hënë, quhet Archie. Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan e prezantuan për herë të parë vogëlushin e tyre përpara botës këtë të mërkurë.
Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan njoftuan të mërkurën se emri i djalit të tyre të sapolindur do të jetë Archie. Çifti e bëri njoftimin të shoqëruar me një foto në Instagram, ku shfaqej pranë mbretëreshës Elizabeth, bashkëshortit të saj princit Filip dhe nënës së Meghan, Doria Ragland.
Vogëlushi, emri i plotë i të cilit është Archie Harrison Mountbatten Windsor, është i shtati në linjën e fronit. Më herët, duka dhe dukesha e Suseksit e prezantuan anëtarin e ri të familjes mbretërore në një takim me një grup të vogël mediash në kështjellën Ëindsor, ku zhvilluan dhe ceremoninë martesore të tyre rreth një vit më parë.
“Është diçka magjike. Është fantastike dhe unë kam pranë dy djemtë më të mirë në botë”, tha Meghan, kur u pyet nga mediat se si ndihej. Ajo tha se djali është në gjendje të mirë shëndetësore, i qetë dhe bën gjumë të rehatshëm. Archie lindi në orët e para të mëngjesit të së hënës, me peshë 3.2 kilogramë, por pak detaje janë dhënë mbi ardhjen e tij në jetë./ABC News Albania 24/7

