Fytyra e fushatës së Breksit, Boris Xhonson dhe ministri i Jashtëm britanik Xheremi Hant mbetën të enjten dy kandidatët e vetëm në garën për t’u bërë kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar. Në raundin e pestë të votimit të mbajtur në radhët e ligjvënësve konservatorë, Xhonson dominoi sërish duke siguruar 160 nga 313 vota; ndërsa Hant siguroi vetëm 77. Në raundin në fjalë u eleminua ministri i Ambjentit, Majkëll Gov që mori 75 vota, ndërsa më herët gjatë së enjtes, në raundin e katërt u eliminua nga gara ministri i Brendshëm, Sajid Xhavid. Tani sfida mbetet mes Xhonson dhe Hant, me bastvënësit që i japin ish-kryebashkiakut të Londrës 92 për qind të shanseve të fitores dhe ministrit të Jashtëm vetëm 7 për qind. Kushdo që do të fitojë në raundin final do t’i duhet të gjejë një zgjidhje për procesin e Breksit, gjë që nuk do të jetë e lehtë duke pasur parasysh dështimin e përpjekjeve 3-vjeçare të kryeministres së dorëhequr Theresa Maj./ABC News Albania 24/7