Krahu u fushatës që mbështeti largimin e Britanisë nga BE ka shkelur ligjet zgjedhore. Kjo është konfirmuar nga Komisioni Zgjedhor në Mbretërinë e Bashkuar.
Pavarësisht se mendohet ndër demokracitë më të forta në botë, edhe këtu shkelja e ligjeve nuk mungon. Fushata elektorale që mbështeti largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian do të shpallet fajtore për thyerjen e ligjeve zgjedhore. Kështu të paktën raporton BBC. Një dosje hetime për “Voto Largimin” përfshin shkeljen e limitit të shpenzimeve dhe thyerjen e disa rregullave të tjera.
Për zbulimet e bëra pritet që të vendosen dhe gjoba. Por ish shefi ekzekutiv i grupimit pretendon se Komisioni Zgjedhor Britanik nuk ka ndjekur një process të drejtë. Matthew Elliott pretendon se ka lexuar dosirin me 500 faqe.
Ndërkohë, në bazë të këtyre mashtrimeve, krahu I fushatës pro Brexit arriti që të triumfojë në referendumin e qershorit të 2016-s, duke I dhënë një tronditje ekonomike dhe sociale vendit.
Dyshohet se në bazë të tejkalimit të limitit të shpenzimeve, ekipi pro Brexit zhvilloi një fushatë më të ashpër. Ky triumf i tyre i bazuar në veprime që shkelin ligjet zgjedhore, çuan në largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE, gjë e cila pritet t’i shkaktojë humbjë të mëdha të dy palëve./abcnews.al