Mbretëri e Bashkuar/ Shtëpitë do të kushtojnë më shtrenjtë vitin e ardhshëm

schedule17:55 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 17:55 - 18 Dhjetor, 2024

Shtëpitë në Britaninë e Madhe do të kushtojnë më shtrenjtë vitin e ardhshëm.

Sipas ekspertëve, çmimet e pronave priten të rriten deri në 3% gjatë 2025 pasi ndërtimi i shtëpive të reja ka qenë në minorancë vitet e fundit.

Disponueshmëria e paparë e pronave për shitje në të gjithë vendin, krahasuar me kërkesën… vazhdon të mbështesë çmimet e larta,”- tha Amanda Bryden, drejtoreshë e hipotekave të Halifax.

Normat më të larta të hipotekave krahasuar me disa vite më parë mund t’i kenë bërë disa pronarë shtëpish të hezitojnë të shesin, për të shmangur një rritje të menjëhershme të kostos mujore të hipotekës kur të lëvizin,” shtoi ajo.

Kryeministri britanik Keir Starmer javën e kaluar njoftoi detaje mbi një reformë të sistemit të planifikimit për ndërtimin e shtëpive të reja brenda vitit 2030 i cili synon gjithashtu rritjen ekonomike. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!