Objektivi i Milanit është zhdukur, pasi talenti brazilian i Watford ka firmosur me një klub tjetër anglez.
21-vjeçari, Joao Pedro, ka shkëlqyer me Watfordin këtë sezon. Milan ka qenë në kontakte me Ëatford për të fituar shërbimet e tij, por me sa duket Brighton është treguar më konkret dhe këmbëngulës.
Brighton ia doli të transferojë Joao Pedro dhe të firmosin me të një kontratë të vlefshme deri në verën e 2028-të.
Lajmin e ka dhënë vetë klubi i Brighton, që gjithsesi nuk preferon të zbulojë detaje në lidhjen me shifrën e transferimit dhe pagën që do të përfitojë lojtari brazilian./h.ll/abcnews.al