Brighton “blindon” më të mirin e skuadrës, Mitoma te “pulëbardhat” deri në vitin 2027

schedule11:56 - 20 Tetor, 2023

schedule 11:56 - 20 Tetor, 2023

Prej 2 sezonesh tashmë, “fantazisti” japonez, Kaoru Mitoma është kthyer në një protagonist të vërtetë te “pulëbardhat” e Brighton, teksa ka qenë padyshim një nga protagonistët absolut në ngjitjen e skuadrës në majat e futbollit anglez.

Falë paraqitjeve fantastike me fanellën e “bardhebluve”, klubi ka vendosur ta “shpërblejë” 26-vjeçarin, me një kontratë të re, kontratë që është nënshkruar këtë të premte dhe që do e mbajë japonezin pjesë të skuadrës deri në fundin e sezonit, 2026-2027.

Menjëherë pas rinovimit një koment të shkurtër e bëri dhe tekniku Roberto De Zerbi, i cili e konsideroi nënshkrimin e kontratës, si një lajm të shkëlqyer për të gjithë klubin e në veçanti për tifozët.

“Lajm i shkëlqyer për të gjithë ne, sidomos për tifozët. Mitoma është një nga lojtarët tanë më të mirë”,- tha teknikut italian.

Më tej një koment të shkurtër mbi “aventurën” e tij te “pulëbardhat” e Brighton e bëri dhe vetë “ylli” japonez, i cili përveç tifozëve theksoi se bukuritë e vendit, që tashmë i është kthyer në një shtëpi të dytë.

“Qyteti ka një klimë të mirë, deti është afër, kështu që është një vend vërtet i mirë për të jetuar. Më pëlqen të jetoj këtu. Tifozët na mbështetin si në shtëpi ashtu edhe në takimet jashtë fushe. Nuk ka më bukur se kaq”,- u shpreh Mitoma.

Ndërkaq, për “fantazistin” e sulmit, i cili deri më tani ka shënuar 3 gola e ka asistuar 4 të tjerë ka patur interesime nga shumë “gjigandë” të futbollit evropian gjatë merkatos së verës, si Liverpool, Manchester United e Barcelona, por Mitoma vendosi të vazhdonte “aventurën” e tij te Brighton. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!