Brexit, ndarja nga BE do të kushtojë 55 miliardë euro, Londra pranon

schedule12:31 - 29 Nëntor, 2017

schedule 12:31 - 29 Nëntor, 2017

Ndarja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian do t’i kushtojë Londrës 55 miliard euro. Sipas Financial Times tashmë Mbretëria e BAshkuar i ka pranuar kërkesat e BE-së.

Titulli kryesor i Financial Times paralajmëron se Mbretëria e Bashkuar i është përulur kërkesave të Bashkimit Europian. Qeveria e Londrës premton të paguajë deri në 100 miliard euro për tu ndarë nga BE. Lajmi u publikua së pari nga Daily Telegraph dhe më pas u konfirmua nga Financial Times. Pas muajsh negociatash të gjata dhe aspak frytdhënëse, marrëveshja financiare është arritur. Cmimi i Brexit është reth 44 seri në 55 miliard eurosh. Një pikë e pakthyeshme kjo e domosdoshme për të kaluar në fzën e dytë të negociatave ku do të përcaktohen marrëveshjet tregtare ,es Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian në kuadër të sigurisë e qëndrueshmërisë që kërkohen nga sipërmarrjet, bankat dhe investitorët.

Por kryenegociatori i BE-së, Mishel Barniet, i cili dhe pse nuk përgënjeshtron marrëveshjen thekson se po punohet ende shumë në pritje të një marrëveshjeje përfundimtare.

Marrëveshja, nëse do të konfirmohet, është një humbje për Mbretërinë e Bashkuar dhe qeverinë e Theresa May, ministrat e të cilës për muaj të tërë kanë refuzuar të flasin për para. Ndoshta për këtë arsye një zëdhënës i qeverisë nxitoi tu thoshte gazetarëve se bisedimet mes Londrës dhe Brukselit vazhdojnë.  Por në Tuiter dhe në rrjete social enë Britaninë e MAdhe shumë gazetarë dhe jo vetëmi kujtojnë qeverisë së tyre se në referendumin 2016 britanikëve iu premtua se do të kursenin me miliarda nëse do të dilnin nga Bashkimi Europian.

Data e fundit kur do të merret vesh se cfarë është vendosur është mes 14 dhe 15 dhjetorit të këtij viti, kur do të mbahet dhe samiti i 27 vendeve anëtare të BE-së

Kryeministrja britanike May do të takohet me presidentin e komisionit europoian Zhan Klod Junker të hënën e katër dhjetorit dhe dy ditë më pas komisioni europian do të diskutojë gjendjen e negociatave. Marëveshja për detyrimet financiare, të drejtat e qytetarëve europianë në Mbretërinë e Bashkuar, kufijtë angloirlandezë konsiderohen nga Bashkimi Europian pika kyce ku duhet të bëhen progrese domethënëse në mënyrë që të hapen negociatat për marrëdhëniet e ardhshme mes Bashkimit europian dhe Mbretërisë së Bashkuar.

As qeveria britanike dhe as Komisioni europian nuk kanë komentuar këtë marrëveshje që të [paktën deri pak javë më parë dukej shumë larg./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!