BREXIT, mposhtet qeveria e May

schedule22:13 - 13 Dhjetor, 2017

schedule 22:13 - 13 Dhjetor, 2017

Dhoma e Përfaqësuesve ka aprovuar një amendament, që detyron qeverinë Britanike të hedhë në votim marrëveshjen përfundimtare për largimin nga Bashkimi Europian. Kjo ishte një humbje e rëndë për kryeministren Mej, pasi rrezikon shanset për një Breksit të qetë.

Qeveria Britanike është mposhtur në një votim kyç mbi projekt-ligjin e saj të Breksit pas një rebelimi nga deputetët konservatorë. Në një goditje ndaj Kryeministres Tereza Mej, deputetët votuan për t’i dhënë parlamentit një garanci ligjore për një votim mbi marrëveshjen përfundimtare të daljes nga Unioni që do të arrihet me Brukselin. Qeveria e Londrës kishte argumentuar se kjo do të rrezikonte shanset e saj për pasur një largim të qetë nga BE.

Përkundër një përpjekjeje të minutës së fundit për të ofruar lëshime ndaj rebelëve, një amendament u mbështet nga 309 deputetë ndër 305 të tjerë votuan kundër. Mposhtja e parë e qeverisë britanike në Dhomën e Përfaqësuesve për strategjinë e saj Breksit erdhi pasi partitë e opozitës bashkuan forcat me rebelët konservatorë gjatë një debati të ndezur në sallë mbi amendamentin.
Kritikët akuzuan ata që qëndronin pas amendamentit – autor i të cilit është ish-Prokurori i përgjithshëm Dominik Griev- duke thënë se kjo është një përpjekje për të penguar daljen e Britanisë nga Unioni duke i lidhur duart qeverisë. Por ajo u mbështet nga Dhoma e Përfaqësuesve, që do të thotë se një Akt të ri i Parlamentit do të duhet të kalojë para se ministrat të mund të zbatojnë marrëveshjen e tërheqjes që mund të arrihet me Brukselin.Pas rezultatit, Niki Morgan, i cili është një nga rebelët që mbështetën amendamentin, tha se parlamenti mori kontrollin e procesit Breksit.

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuara pritet të largohet nga BE në mars të 2019. Ndërsa aktualisht negociatat janë në fazën e vendosjes së mardhënieve mes dy palëve në të ardhmen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!