Brexit, May si peshku pa ujë

schedule23:00 - 25 Mars, 2019

schedule 23:00 - 25 Mars, 2019

Ndërsa ka arritur të çojë për një votim të tretë marrëveshjen e saj të Breksit, kryeministrja britanike Tereza Mej i trembet dështimit. Sipas Mej, nëse një skenar i tillë ndodh, Mbretërinë e Bashkuar e presin alternativat më negative për daljen nga BE-ja.

Kryeministrja Theresa Mej nuk ka mjaftueshëm mbështetje për të siguruar votimin e marrëveshjes së Breksit kështu siç është. Mej ka deklaruar se do të vazhdojë të përpiqet të bindë ligjvënësit ta mbështesin akordin me Brukselin përpara se ta çojë për herë të tretë në votim më vonë gjatë javës. Shefja e qeverisë pritet gjithashtu të urdhërojë deputetët konservatorë të votojnë kundër draftit të një grupi ligjvënësish, për të votuar marrëveshje alternative ndaj paktit të saj.

Qeveria britanike do t’u japë anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve kohën e duhur për të mbajtur votimet, por vetë Mej është shprehur skeptike për procesin. Ajo ka deklaruar se qeveria nuk mund të zotohet për rezultatin e votimeve, por do të angazhohet në mënyrë konstruktive me deputetët.

“Votimet mund të çojnë në një rezultat të panegociueshëm për Bashkimin Europian”, ka paralajmëruar Mej. Sipas saj, të gjitha alternativat e tjera, përfshirë një votim që e kthen situatën në gjendjen fillestare, ofrojnë vetëm një dalje pa marrëveshje.

“Alternativat janë dy, të ndjekim një tjetër formë të Breksit, ose të mbajmë një referendum të dytë”, ka vijuar Mej. Në rast dështimi, nëse marrëveshja nuk aprovohet këtë javë dhe nëse vendi nuk është i gatshëm të largohet pa një marrëveshje, atëherë do t’i duhet të kërkojë një shtyrje më të gjatë të afatit të largimit nga BE-ja. “Kjo do të thotë se Britania do të marrë pjesë në zgjedhjet evropiane dhe se ne nuk jemi në gjendje të garantojmë vullnetin qytetar”, ka shtuar Mej./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!