Brexit, Dhoma e Lordëve aprovon ligjin kundër daljes pa marrëveshje

schedule22:14 - 6 Shtator, 2019

schedule 22:14 - 6 Shtator, 2019

Dhoma e Lordëve në Parlamentin britanik ka miratuar ligjin që ndalon daljen e Mbretërisë së Bashkuar pa një marrëveshje nga BE-ja. Sipas mediave britanike, drafti është miratuar nga Dhoma e Lartë pa shumë surpriza dhe pa opozitë.

Që të hyjë në fuqi, ligji duhet të marrë konsensusin mbretëror, me mbretëreshën Elizabeth që ka gjasa ta nënshkruajë atë të hënën, të njëjtën ditë kur qeveria ka ndërmend të ripropozojë një mocion në favor të zgjedhjeve të parakohshme në gjysmën e tetorit.

Ndërkohë, partitë e opozitës kanë rënë dakord të mos e mbështesin këtë nismë të kryeministrit Johnson. Laburistët, liberal-demokratët dhe parti të tjera të vogla kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër qeverisë, ose do të abstenojnë.

Nga ana e tij, kryeministri ka deklaruar se partitë politike po bëjnë një gabim të madh. Ai dëshiron që zgjedhjet të mbahen më 15 tetor, përpara samitit të BE-së që mbahet në datat 17 dhe 18 të muajit të ardhshëm./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!