Brexit/ BE jep mandatin për nisjen e negociatave

schedule18:19 - 29 Janar, 2018

schedule 18:19 - 29 Janar, 2018

Në një kohë rekord prej 2 minutash, ministrat e vendeve anëtare të BE-së kanë votuar mandatin për nisjen e negociatave për largimin e Britanisë, që përfshin dhe platformën me kushteve të cilat duhet të plotësojë mbretëria.

Të 27 ministrat e BE-së, të mbledhur në Këshillin e Punëve të Përgjithshme, i kanë dhënë dritën jeshile mandatit për të negociuar fazën e tranzicionit me Britaninë e Madhe. Sipas vendimit i miratuar brenda 2 minutave, periudha e tranzicionit do të nisë menjëherë pas mesnatës së 29 Marsit 2019 dhe do të mbyllet më 31 Dhjetor 2020.

Lajmin e ka bërë të ditur në Twitter një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryenegociatorit të BE-së, Michel Barnier. Nuk ka vonuar reagimi i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, që ka deklaruar se sa u takon kushteve ka ende vend për dialog. “Kushtet e marrëveshjes së tranzicionit me Unionin për dyvjeçarin e parë pas Brexit mbeten gjithësesi për t’u negociuar dhe është e natyrshme që të ketë kontradikta mbi platformën mes Londrës dhe Brukselit”, ka thënë një zëdhënës i Downing Street.

Ndërkohë, lideri i opozitës laburiste, Jeremy Corbyn, pavarësisht mbështetjes për qëndrimin në BE, ka nënvizuar se tashmë nuk mund të ketë kthim pas. “Unë do të kisha dashur një fitore të atyre që duan qëndrimin në BE, por tashmë anija është nisur”, ka thënë Corbyn, i cili ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së një referendumi të dytë për të kthyer mbrapsht Brexit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!