Bresheritë ndaj kompleksit “Eiffel” çuan në zbulimin e arsenalit ushtarak në Yrshek

schedule14:00 - 19 Qershor, 2020

schedule 14:00 - 19 Qershor, 2020

Gjatë ditës së sotme, policia bëri një operacion të koduar “Yrsheku”. Gjatë operacionit është vënë në pranga Gëzim Haroku dhe është shpallur në kërkim Erigers Mihasi. Ky i fundit ka qenë i arrestuar edhe më parë.

Me finalizimin e operacionit janë sekuestruar një numër i madh armësh duke filluar nga pistoletat, tek automatikët “kallashnikove”, mitralozët dhe një snajper.

 

Bëhet fjalë për 15 armë zjarri si edhe një sasi të madhe municionesh që u sekuestruan në shtëpinë e Harokut. Mësohet se ngjarja në fjalë ka të bëjë me të shtënat me armë që u regjistruan të hënën e 15 qershorit drejt kompleksit “Eiffel” në Yrshek.

Lexo edhe: Mitralozë, snajper dhe automatikë: I gjithë arsenali, çfarë kapi policia në Tiranë

Abcnews.al mëson se në drejtim të kompleksit kanë qëlluar Gëzim Haroku Erigers Mihasi të cilët janë identifikuar pasi policia ka kqyruar pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë.

Nga pamjet janë marrë targat e motorit dhe më pas janë identifikuar edhe autorët.  Mes palëve ka pasur konflikte të vjetra. /abcnews.al/