Më shumë 100 hektarë plantacione me dru frutorë janë dëmtuar nga breshëri në Barbullinjë të Lushnjes. Për 20 minuta, i gjithë prodhimi ka përfunduar në tokë. Dëmet janë shkaktuar kryesisht në sipërfaqet e mbjella me pjeshkë dhe agrume.
Pas dy javëve, këto fruta do hidheshin në treg. Por mjaftoi 20 minuta breshër që ato të dëmtohen. 100 hektarë plantacione me dru frutorë u prekën në Barbullinjë të Lushnjes. Një pjesë e prodhimit ka rënë në tokë.
Dëmet janë kryesisht në sipërfaqet e mbjella me pjeshkë dhe agrume. Fermerët thonë se për dy javë prodhimi do të dilte për t’u shitur. Këto kokrrat në pemë, por të vrara do të kalben. Ato nuk shpëtohen nga asnjë lloj shërbimi.
Prodhimi i sezonit ishte i mbarë. Por fermerëve do t’u duhet një vit kohë të punojnë për riparimin e dëmeve. Ata kërkojnë që përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë të vlerësojnë dëmet.
Pemëtaria është sektori i vetëm i punësimit për familjet në Barbullinjë. /abcnews.al